Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËLIFESTYLEHistori shqiptare/ Prostitucioni që ka guxim dhe është frymëzim për gratë dhe...

Histori shqiptare/ Prostitucioni që ka guxim dhe është frymëzim për gratë dhe vajzat

Valbona ishte pjesë e rubrikës “Kam një mesazh për ty” tek “E diela shqiptare”, e cila tregoi sesi 26 vite më parë, në vitin e fundit të gjimnazit u njoh dhe u dashurua me një djalë. Valbona tregoi se ishte rritur me dashuri, përkujdesje dhe kishte ëndrra, dëshira dhe shumë shpresa për të ardhmen, derisa e gjithë jeta e saj u përmbys pasi hyri në një taksi.

Valbona tha se kur ishte maturante, njohu një djalë me të cilin pati një lidhje shumë të ngushtë shpirtërore dhe me kalimin e ditëve, djali e njohu me një mikun e tij të ngushtë, duke i thënë “Mund të flasësh hapur, pa problem sepse ky (shoku i tij) është një person shumë i dashur për mua dhe nuk mund të të bëjë keq”.

Valbona, asokohe një vajzë e dashuruar, i besoi dhe një ditë kur po shkonte në shkollë, miku i të “fejuarit” i tha se ky i fundit ishte në Itali dhe po i priste. Ndonëse Valbona nuk dinte asgjë, iu kujtuan fjalët e të dashurit dhe i besoi shokut të tij. Ajo hipi në taksi dhe pak më pas, një djalë tjetër i bashkohet “grupit”.

-Të prezantoj me një shokun tim dhe nëse na pyesin rrugës, po na ndaluan, do thuash që jeni të fejuar,-i tha djali.
-Unë nuk e njoh,-u përgjigj Valbona.
-Nuk ka gjë, rëndësi ka që për policinë ose dikë që na ndalon të thuhet kjo.

Valbona pranoi dhe kështu, pas asaj dite që për të nisi si një ditë e zakonshme, e gjithë jeta e saj mori një tjetër rrjedhë. Ajo rrëfeu të gjithë rrugëtimin e saj, nga 3 tentativat për të shkuar në Bari, shtëpinë e prostitucionit, pamundësinë për të biseduar me të ëmën, por edhe një propozim të beftë nga tutori i saj.

Ajo që na bëri shumë përshtypje ishte dashuria e Suzanës, e ëma e Valbonës, e cila falë mbështetjes së pakushtëzuar që i ofroi të bijës para dhe pas kësaj periudhe, na dha disa mësime shumë të vyera në mënyrën se si duhet të gjendemi pranë një vajze/ gruaje kur është pre e prostitucionit.

Suzana një grua e çiltër, e thjeshtë dhe e buzëqeshur theksoi shpesh se “ka bërë vetëm detyrën”, por ne mendojmë se ka bërë shumë më tepër. Duke konsideruar faktin që në vendin tonë, vajzat dhe gratë që kanë përjetuar një fenomen të tillë, janë gjykuar tmerrësisht shumë, së pari nga familjarët, mandej edhe nga shoqëria, qëndrimi pranë së bijës në tillë përvojë ishte pa dyshim një prej mesazheve më të forta që Suzana u dha nënave shqiptare.

“Gjaku nuk bëhet ujë”, dashuria e nënës gjithashtu. Suzana nuk e mohoi kurrsesi dashurinë dhe mbështetjen e saj ndaj Valbonës dhe fëmijëve të saj, pavarësisht së shkuarës.

Një tjetër mesazh ishte edhe mungesa e paragjykimit. Prostitucioni është ndoshta një prej dukurive më të paragjykuara në jetën e një gruaje dhe në të gjithë kaosin e fjalëve, thashethemeve dhe traumave që Valbona kishte kaluar, sërish Suzana nuk paragjykoi kurrë të bijën, edhe pse kjo i kushtoi braktisjen e familjarëve.

Ajo tregoi edhe se se nuk e humbi asnjëherë shpresën, pasi edhe kur nuk kishte asnjë lajm, sërish e kërkonte të bijën, jo vetëm në polici, por kudo. E sot, kur Valbona është e lumtur me familjen e saj, ka vetëm një model: të ëmën.

Pas fjalisë “unë bëra detyrën e një nëne” qëndron dashuria, mbështetja, siguria dhe ngrohtësia që një nënë nuk ia mohoi kurrë fëmijës së saj, pavarësisht gjithçkaje dhe le të jetë ky mesazhi më i bukur që është dhënë së fundmi në një televizion shqiptar.

Le të shërbejë Suzana si shembulli më i mirë për të mbështetur një vajzë/ grua që përjeton një eksperiencë që shënjon përgjithmonë jetën e saj, ciladoqoftë përvoja ose trauma. Ne duhet të mësojmë të gjithë nga qasja dhe këndvështrimi i Suzanës, një gruaje që me modestinë më të madhe, pohoi se “bëri vetëm detyrën”. /Anabel/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME