Edi Rama gjatë fjalës së tij në nisje të ceremonisë për ish presidentin amerikan Bill Clinton, u shpreh se i ka lexuar dhe dëgjuar fjalimet e tij para se të hynte jetën politike për shkak të shijes së jashtëzakonshme që ai kishte drejt një bote më të mirë.
Rama tha se Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia.
“Nuk ka qenë kurrë më e vështirë për mua se sat ë përgatitem të flas tani këtu duke e ditur se pas meje do ta marrë fjalën një njeri të cilit që përpara se të hyja në jetën politike ia kam parë, dëgjuar, lexuar fjalimet për shijen e jashtëzakonshme të udhëtimit drejt një bote më të mirë. Në krahët e pasionit të tij në kërkimin e një Ithake paqeje, prosperiteti dhe dashurisë mes njerëzve ku rruga është vetë qëllimi it ë gjitha përpjekjeve.
Dhe më pas i kam studiuar si i ka thënë për të mësuar jo vetëm prej përmbajtjes por edhe artit të tij të pashembullt duke i analizuar ritmin dhe mbi të gjitha duke i admiruar atë që nuk mësohet dhe nuk tregohet dot, empatinë që e bën Clinton një nga oratorët më të mahnitshëm që ka njohur historia”, tha ai.