Sunday, October 6, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËPresidenti Begaj mungon në ceremoninë e pritjes së Bill Klinton

Presidenti Begaj mungon në ceremoninë e pritjes së Bill Klinton

Në ceremoninë e pritjes së ish-presidentit Bill Klinton në Tiranë janë të pranishëm disa nga presidentët shqiptarë në vite, si Rexhep Meidani, Bamir Topi, Alfred Moisiu. Por aty mungon presidenti aktual Bajram Begaj. Nuk dihet se përse ka munguar presidenti Begaj, por duket se vendimi i Ramës për të shpërndarë dekorata si ajo e “Yllit të mirënjohjes” e nxjerr në pozicion dytësor kreun e shtetit, që siç duket ka preferuar të mos jetë fare në ceremoni.

Më herët, kreu i shtetit e përshëndeti vizitën e ish presidentit amerikan me një mesazh në rrjetet sociale: Mirësevjen në Tiranë Presidenti Clinton! Shqipëria dhe shqiptarët ju janë përjetë mirënjohës për gjithçka që keni bërë për kombin tonë e në veçanti për Kosovën. Vendimmarrja dhe lidershipi juaj në ditët më vendimtare për të ardhmen e Kosovës ju kanë vendosur në piedestalin e miqve tanë më të shtrenjtë. Ju faleminderit nga zemra!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME