Presidenti Bajram Begaj e Sali Berisha nuk ishin të vetmit që munguan në ceremoninë për pritjen e Bill Clinton organizuar nga Protokolli i Shtetit.
Ra në sy edhe mungesa e ish-presidentit Ilir Meta dhe bashkëshortes së tij Monika Kryemadhi.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj e përcolli urimin e tij nga Facebook në pamundësi për të marrë pjesë në ceremoninë e mbasdites për “për arsye shëndetësore”. Ish-Presidenti amerikan Bill Clinton u nderua në Tiranë me medaljen “Ylli i Mirënjohjes” nga kryeministri Edi Rama.