Thursday, October 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta: Dhuna e ushtruar nga fisi Rraja ka fytyrën dhe emrin e...

Meta: Dhuna e ushtruar nga fisi Rraja ka fytyrën dhe emrin e Edi Ramës!

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në rrjetin e tij social në lidhje me dhunën e ushtruar nga fisi Rraja ndaj dy qytetarëve.

Meta shkruan se pamjet e rënda në video, dhe dhuna e ushtruar, kanë fytyrën dhe emrin e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në cdo qelizë të shtetit, teksa bën thirrje për hetim të menjëhershëm të ngjarjes.

Postimi i plotë e Metës:

Dhuna shokuese e Krujës kundër dy qytetarëve paqësorë ka emrin dhe fytyrën e Edi Ramës dhe regjimit kriminal që ai ka instaluar në çdo qelizë të shtetit dhe institucioneve të kapura.

Mosveprimi i Policisë të Shtetit dhe drejtësisë është kthyer në detyrim ndaj të fortëve të “Rilindjes”, që grabisin zgjedhjet për t’i zgjatur jetën një regjimi antiligjor dhe çnjerëzor që dhunon çdo ditë të drejtat dhe sigurinë e përditshme të të gjithë qytetarëve.

Hetimi i menjëhershëm i kësaj ngjarje tronditëse dhe vendosja përpara përgjegjësisë ligjore e autorëve të saj jashtë ndikimeve politike dhe presioneve të pushtetit është domosdoshmëri jetike për sigurinë e çdo qytetari!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME