Dy shtetas angleze u kapën në Rinas me radio të dyshimta, dhe sigurisht që autoritetet përkatëse në Shqipëri dhanë ”alarmin”.
Ata kanë mohuar të kenë kryer veprimtari të jashtëligjshme, por për shkak të deklarimeve kontradiktore dhe llojit të pajisjeve të panjohura, hetuesit shqiptar po shohin çdo pistë.
Dy vizitorët e huaj thanë po ashtu se ata ishin të apasionuar në komunikimet me radio dhe janë të specializuar në këto çështje.
Në Shqipëri kanë ardhur pikërisht për këtë hobi dhe se radiot tyre komunikojnë me çdo vend të botës në pak sekonda. Deklarimet e tyre nuk janë gjetur bindëse për hetuesit, të cilët kanë ngritur dyshimet e spiunazhit.