Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËGazetari, Saraçi: Kush e pagoi udhëtimin e Ramës në Kinë?

Gazetari, Saraçi: Kush e pagoi udhëtimin e Ramës në Kinë?

Kryeredaktori i SYRI TV, Romir Saraçi teksa ka sjellë në vëmendje udhëtimin e vitit 2014 në Kinë të kryeministrit Edi Rama dhe ish zv.kryeministrit Arben Ahmetaj është shprehur se në dosjen e SPAK të vetmit që i është justifikuar ky udhëtim është Ahmetajt, i sponsorizuar nga Klodian Zoto.

I ftuar në “Çim Peka Live” në Syri Tv, gazetari Saraçi ngre pikëpyetjen se kush ia pagoi udhëtimin në Kinë kryeministrit Rama.

Në dosjen e SPAK që kam parë për zotin Ahmetaj është një pasazh ku flitet për një udhëtim të Arben Ahmetajt në Kinë në vitin 2014. Në vitin 2014 ka udhëtuar në Kinë kryeministri Rama, Damian Gjiknuri dhe Arben Ahmetaj. Sipas SPAK-ut, Arben Ahmetaj, i cili është objet hetimi nga ana e SPAK, janë paguar këto fatura nga ana e Klodian Zotos.

Këtë e thotë SPAK-u. Ndërkohë ka patur një debat atë kohë për këto udhëtime të zotit Rama që kanë qënë 2 apo 3 udhëtime dhe sipas zotit Rama udhëtimi me një çarter luksoz  është paguar nga ana pritëse  i cili nuk është bërë kurrë transparent dhe SPAK duke qënë se kryeministri nuk është objekt hetimi apo nuk do të shkojë atje, nuk dimë se kush e ka pagur. Për zotin Ahmetaj e ka paguar Klodian Zoto.

Pyetja që ngrihet për Edi Ramën: A e ka paguar Klodian Zoto?  Kjo është pjesa që duhet sqaruar. Çfarë dimë ne si gazetarë që ndjekim gjurmat?! Fill pas këtyre udhëtimeve në Kinë të vetmit investitor “strategjik” nga Kina na vijnë Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto të cilët nga këto udhëtime në Kinë me matësa kinez për tu bërë kontakte me kompanitë kineze. Mirel Mërtiri dhe Klodian Zoto fitojnë 26 milion euro tendere nga institucionet shtetërore, bashkitë dhe nga institucionet që varen nga ministritë, me pajisje kineze.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME