Situatë e tensionuar në një Qendër Votimi në Rrogozhinë. Gazetari Osman Stafa raportoi për se tensionet kanë ardhur pas fotografimit të votës nga një qytetare në një qendër.
Kjo gjë ka sjellë debate mes komisionerëve, teksa është ndaluar procesi i votimit. Por ndërkohë një prej vëzhguesve ka penguar mediat të kryejnë detyrën e tyre.
“S’ka shans të prekësh letrat e operatorëve, do mbash përgjegjësi, dorëzo fletën. Ti vëzhgues i brendshëm, kush je ti që t’i marrësh në xhep”, dëgjohet të thotë operatorja.
Pas ndërhyrjes së kreut të KZAZ, i cili ka deklaruar se mediat janë në misionin e tyre, gazetarët dhe operatorët janë lejuar.