Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËLuigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë

Luigi Soreca rikthehet si ambasador i BE-së në Tiranë

Luigi Soreca është rikthyer zyrtarisht me detyrë në Shqipëri, pasi shërbeu si ambasador i Bashkimit Evropian gjatë viteve 2018-2022.

Mësohet se Soreca është rikthyer në Shqipëri duke marrë postin e të ngarkuarit me punë në krye të Delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë.

Ai do mbajë këtë pozicion duke nisur nga data 1 shtator, deri në mbërritjen e kreut të ri të Delegacionit të BE-së. 

Deri më tani Soreca shërbente si pjesë e ekipit të Përfaqësuesit të Lartë Borrell në EEAS në Bruksel, ndërsa ka shërbyer edhe si i dërguar i posaçëm i KE në Itali gjatë krizës së migracionit në verën e vitit 2016.

Luigi Soreca rikthehet pas largimit të gjermanes Christine Hohman, e cila doli nga shërbimi diplomatik i Bashkimit Evropian, për t’u rikthyer si pjesë e diplomacisë së Berlinit zyrtar, për t’u bërë ambasadore në Irak.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME