Saturday, October 26, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDy të arrestuar në 24 orët e fundit nga policia Fier

Dy të arrestuar në 24 orët e fundit nga policia Fier

Fier – Vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor të DVP Fier arrestuan në flagrancë shtetasit Sh. H., 31 vjeç dhe A. H., 38 vjeç, të dy banues në Fier, pasi janë kapur nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin I. Xh., 65 vjeç, banues në fshatin Vjosë, Fier, pasi dyshohet në gjendje të dehur, ka qëlluar në ajër me armë gjahu teke.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME