Nga Hazbi Dida – Komuniteti shqipëtar në USA, vazhdonë përgatitjen për sezonin e ri shkollor 2023 -2024. Programi i gjuhës kombëtare i shtrirë tashmë edhe në Massachusetts, fillon me procesin e regjistrimeve të fëmijëve në kryqëndrën e këtij shteti federal në Boston.
Diaspora jonë që vjen nga ky shtet federal, potencialisht me ndikim të lartë kulturor dhe ekonomik, jo vetëm për Bostonin por edhe për gjitha Shtetet e Bashkuara në përgjithësi, u bën thirrje prindërve shqiptar që ti bashkohet programit të shkollës shqipe edhe për këtë vit, si e vetmja menyrë për të ruajtur identitetin kombëtar.
Ndërkohë regjistrimet kanë filluar dhe do të vazhdojnë deri me dt. 9 shtator. Të gjithë të interesuarit për më shumë informacion rreth orareve dhe proceduarave të regjistrimit mund të kontaktojnë mesues Marjetën, njërën prej mësueseve tona më të dalluara që i është besuar tashmë ky mision.
( Njoftim për shtyp nga gazetari Hazbi Dida, asistent për informimin publik në komunitetin shqipëtar në USA).