SPAK-u nuk ndalon. Prokurorët e tij po hetojnë edhe një oligark që u ka dalë në hetime i lidhur me ish-zv/kryeministrin Arben Ahmetaj. Por jo vetëm me Ahmetaj!
BKH ka gjetur fije të futura thellë në “shpellat” e financave dhe magazinave së një oligarku i cili ka punuar ngushtë duke përfituar shuma të konsiderueshme.
Prokurorët po hetojnë se deri ku ka arritur bashkëpunimi me fondet e shtetit si dhe po sekuestrojnē fatura dhe kanë zbardhur sms dhe email nga kompanitë mobile, ku oligarku X (për momentin SPAK, nuk do të jap inicialet e tij sepse po heton) ka kryer transferta e pagesa.
Arben Ahmetaj ka mohuar të ketë shfrytēzuar postin kur ishte ministër financash dhe ministër Rindërtimi. Një dosje e madhe e cila po shqyrtohet nga BKH nën urdhërat e SPAK ka të bëjë edhe me fondet e tërmetit ku ishin qindra milionë euro.
Telefonat, email, vendbanimi dhe lëvizjet e oligarkut janë nën urdhër përgjimi.
Burimet thonë se SPAK e ka gati fletë arrestin, por me sa duket presin të gjejnë lidhje dhe prona të tjera të fshehura nën emra të tjerë por që janë dirigjuar nga Oligarku X. Flitet për qindra milionē euro ndër pesë vitet e fundit.
Tani SPAK-u po e ngre “shënjestrën”, po merr edhe oligarkë!