Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeMODËTH@SHETHEMECher nxit aludimet se është rikthyer me producentin

Cher nxit aludimet se është rikthyer me producentin

Cher dhe ish-i i saj Alexander Edwards kanë ndezur thashethemet se janë rikthyer bashkë.

Dyshja janë parë gjatë një darke në Beverly Hills me këngëtarin kolumbian J Balvin, të dashurën e tij Valentina Ferrer dhe reperin e famshëm Tyga Në fotot e publikuara nga Daily Mail, ish-të dolën nga restoranti së bashku të kapur përdore dhe producenti e shoqëroi këngëtaren në makinën e saj.

Ish-çifti, të cilët kanë 40 vite diferencë moshe u ndanë në maj të këtij viti. Të dy u takuan për herë të parë kur u prezantuan në Javën e Modës në Paris në shtator të vitit 2022 dhe thuhej se kishin filluar të takoheshin dy muaj më vonë. Në dhjetor të vitit të kaluar Cher bëri një paraqitje në shfaqjen e Kelly Clarkson ku foli për marrëdhënien e saj me Alexander.

Në intervistë, ajo tha: ” Ai është vërtetë i mrekullueshëm dhe unë nuk u jap meshkujve cilësi që ata nuk i meritojnë. “Ai është shumë i zgjuar, i talentuar dhe mjaft i pashëm.”

Cher shtoi: “Nëse nuk do të kisha takuar burra më të rinj në jetën time, nuk do të kisha pasur kurrë një lidhje, sepse burrat e moshuar thjesht nuk më pëlqenin aq shumë.”

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME