Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTBuxhelaj rinovon me Partizanin deri në 2027

Buxhelaj rinovon me Partizanin deri në 2027

Partizani rinovon kontratën me 20-vjeçarin Paulo Buxhelaj dhe kampionët në fuqi të Shqipërisë do jenë të lidhur me njëri-tjetrin deri në verën e 2027-s. Palët kanë pasur kontratë deri në 2026, duke zgjatur me një vit marrëveshjen.

“Partizani njofton zgjatjen e bashkëpunimit me Paulo Buxhelaj. Mbrojtësi 20 vjeçar dhe klubi kanë nënshkruar sot kontratën e re të vlefshme deri në 2027. Klubi konkretizon pozitivisht të ardhmen e mbrojtësit të kampionëve, njëkohësisht pjesëtar i ekipit tonë përfaqësues U-21”, njoftojnë ‘Demat’.

I dalë nga moshat e të kuqve, Buxhelaj u bashkua me ekipin e parë të Partizanit në verën e 2022 dhe për një vit i ka bërë të gjithë për vete me performancën e tij në krahun e majtë të mbrojtjes.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME