Thursday, November 28, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETShqiptari u vra me kaçavidë nga shoku i tij në Itali

Shqiptari u vra me kaçavidë nga shoku i tij në Itali

Plagët që Ilir Dervishi kishte në bark nuk ishin ato nga një aksident automobilistik. Këtë e kuptuan menjëherë oficerët italianë të policisë rrugore. Dhe ajo që dukej si viktima e radhës në rrugët e Bolonjës, pas kontrollit të parë nga mjekësia ligjore, u shndërrua në viktimën e një vrasjeje. Ekspertët konfirmuan se 47-vjeçari shqiptar ishte goditur para aksidentit me një mjet të mprehtë në bark. Dyshohet se ai ishte qëlluar me një kaçavidë.

Me shumë gjasa kanë qenë ato plagë që kanë shkaktuar vdekjen e shqiptarit. Për këtë vdekje është vënë tashmë në pranga drejtuesi i makinës, Miri Gurra. 34-vjeçari shqiptar akuzohet për vrasje. Ngjarja ndodhi në autostradën A13 ndodhi pak pas orës 9 të mëngjesit. Makina në të cilën udhëtonin dy shqiptarët, një tip Renault Capture, ishte përplasur me makinën përpara dhe kishte përfunduar në anë të rrugës.

Shoferi 34-vjeçar është nxjerrë i padëmtuar ndërsa Dervashi ishte tashmë i vdekur. Gjendja e trupit ngjalli menjëherë dyshime. Policia rrugore ka njoftuar menjëherë prokuroren Michela Guidi. Hipoteza është se mes dy burrave mund të ketë pasur një debat. Arsyet nuk janë zbuluar. Gurra, duket se ka kapur gjënë e parë që gjeti, një kaçavidë dhe e goditi në mënyrë të përsëritur tjetrin në bark.

Në këtë moment ai mund të ketë humbur kontrollin e makinës, duke goditur automjetin përballë dhe më pas duke dalë nga rruga. Gurra nuk ka thënë asnjë fjalë para hetuesve. Dy shqiptarët banonin të dy në Veneto dhe sipas asaj që policia mësoi ata nuk do të ishin nisur drejt Bolonjës. Në makinën e tyre nuk u gjet drogë apo ndonjë send i paligjshëm. Ndaj mbetet mister se çfarë ndodhi për të shkaktuar kaq shumë dhunë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME