Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIKthimi i basteve/ Erjon Braçe: Ja telefonatat që mora nga burgu

Kthimi i basteve/ Erjon Braçe: Ja telefonatat që mora nga burgu

Deputeti i PS-së, Erion Braçe është kërcënuar nga burgu për projektligjin që kthen bastet online. Gjatë diskutimit me kreun e shoqatës së basteve, Braçe e akuzoi për shantazh, ndërsa tha se ai dhe kolëgë të tjerë kishin marrë telefonata nga burgu me qëllim kthimin në biznes te kompanive që ishin para vitit 2018.

“Ajo që më bën habi në këtë komision, është se dhe një pjesë e jona dhe një pjesë e atyre që ftohen se dinë se ça ka ndodhur me këtë fenomen. T’i themi gjërat siç janë. Në 2018 për vite të tëra me radhë këtë aktivitet e ka pasur në dorë krimi. Mund të mos pëlqej, pasi nuk je i lidhur me krimin, por më vjen habi, por t’i nuk duhet të përfaqësosh krimin në këtë institucion. Ajo fjalia juaj që ‘po s’u kthyen ato kompani që ishin, do të jetë shumë keq’ është përkthyer si shantazh. Me përjashtim të një kompanie që rezistoi deri në fund, të tjerët u detyruan që t’i linin pikat e basteve.

Ajo kompani refuzoi që të shiste aktivitetin, biznesin. U detyruan përmes dhunës dhe krimit. Ju mund të vazhdoni të thoni jo; por unë dhe ca njerëz që janë në këtë komision, e dini se ça kemi hequr nga burgu unë dhe kolegët, nga zgëqet e burgut përmes telefonave (kërcënime).

Tani po luhet, por dini gjë se kush e organizon këtë aktivitet që ne t’i marrin dhe t’i nxjerrim nga errësira sot. Nëse jemi në këtë pikë që jemi sot, po jua them unë se policë të korruptuar, gjyqtarë dhe prokurorë, ishin pjesë e lojërave të tilla, nga kazinotë dhe bastet. U bënë pjesë e atij procesi ilegal, atje poshtë në territor. Por kush po luan tani dhe kush po e bën tani?”, tha Braçe.

Ish -kreu i Shoqatës së Basteve, Artan Shyrti u shpreh sot në Komisionin e Ekonomisë se ky ligj ka problematika dhe se përmes tij lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri.

Sipas tij nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë. “Ligji ka problematika që nuk janë marrë parasysh dhe me këtë ligj lojtarët e kanë më mirë të vijojnë në paligjshmëri. Në botë ka edhe pika fizike jo vetëm online.

Ligji kërkon të deklarohen edhe shumat e vogla, kjo do pengojë edhe turistët të luajnë. Pse të jenë vetëm kompani të huaja, ato do i dërgojnë paratë jashtë. Nëse nuk rikthehen kompanitë që ishin, kjo nismë do të dështojë”, tha ai.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME