Real Madrid fiton në stadiumin Maradona ndaj Napolit me rezultatin 2-3. Ishte një ndeshje e cila dhuroi spektakël, por skuadra e Ancelottit fitoi dhe në sajë të eksperiencës. Ostigard zhbllokoi ndeshjen, por Vinicius Junior dhe Bellingham përmbysën gjithçka që në pjesën e parë. Zielinski barazoi me penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që portieri Meret shënoi autogol duke i dhënë fitoren Realit.
Inter mori fitoren e parë në Champions League teksa mposhtën në San Siro, Benfican. Zikaltërit iu falën një goli të Marcus Thuram në pjesën e dytë, teksa në këtë sfidë pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që u aktivizua në minutën e 84.
Një mbrëmje për t’u harruar mund të konsiderohet për anglezet. Arsenal dhe Manchester United u mposhtën të dyja, “topçinjtë” humbën në Francë ndaj Lens me shifrat 2-1 ndërsa “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpi ndaj Galatasaray.