Saturday, May 18, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTChampions League/ Fitojnë Reali, Interi dhe Bayerni, humbin United dhe Arsenali

Champions League/ Fitojnë Reali, Interi dhe Bayerni, humbin United dhe Arsenali

Real Madrid fiton në stadiumin Maradona ndaj Napolit me rezultatin 2-3. Ishte një ndeshje e cila dhuroi spektakël, por skuadra e Ancelottit fitoi dhe në sajë të eksperiencës. Ostigard zhbllokoi ndeshjen, por Vinicius Junior dhe Bellingham përmbysën gjithçka që në pjesën e parë. Zielinski barazoi me penallti në pjesën e dytë, ndërkohë që portieri Meret shënoi autogol duke i dhënë fitoren Realit.

Inter mori fitoren e parë në Champions League teksa mposhtën në San Siro, Benfican. Zikaltërit iu falën një goli të Marcus Thuram në pjesën e dytë, teksa në këtë sfidë pati minuta edhe për Kristjan Asllanin që u aktivizua në minutën e 84.

Një mbrëmje për t’u harruar mund të konsiderohet për anglezet. Arsenal dhe Manchester United u mposhtën të dyja, “topçinjtë” humbën në Francë ndaj Lens me shifrat 2-1 ndërsa “Djajtë e Kuq” u mposhtën në shtëpi ndaj Galatasaray.

r/soccer - Champions League Groups A, B, C, D results
r/soccer - UCL Group A,B,C,D Standing after MD 2
POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME