Sunday, May 19, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeBOTASi ndodhi aksidenti me 22 të vdekur në Itali

Si ndodhi aksidenti me 22 të vdekur në Itali

Një aksident jashtëzakonisht i rëndë ndodhi mbrëmjen e kësaj të marte në Mestre, provincë e Venecias në Itali. Një autobus doli nga rruga dhe u rrëzua nga rampa e një mbikalimi. Ai ra dhjetëra metra poshtë në shinat e një hekurudhe dhe më pas shpërtheu në flakë. Sipas autoriteteve lokale bilanci është 22 të vdekur, duke përfshirë 2 fëmijë dhe një adoleshent.

Në spital janë dërguar 18 persona të plagosur nga të cilët 4 fëmijë. Disa prej të plagosurve janë në gjendje shumë të rëndë. Mediat në Itali shkruajnë se autobusi ishte i mbushur plot me pasagjerë.

Në bord ishin një grup turistësh ukrainas dhe disa gjermanë. Zjarrfikësve iu deshën orë të tëra për të nxjerrë trupat. “Është një operacion shumë kompleks” – tha njëri prej tyre.

Fotogallery - Mestre, bus precipita da un cavalcavia: strage - foto 1

Aksidenti ndodhi mbrëmjen e së martës pak pas orës 19:30. Pas daljes nga mbikalimi autobusi ra nga një lartësi mbi 10 metra mbi shinat e trenit dhe përfundoi në hapësirë mes tyre. Automjeti më pas shpërtheu në flakë për arsye të paqarta. Edhe shkaqet e ngjarjes janë ende të panjohura. Hipoteza e parë është një sëmundje e beftë e shoferit italian që gjithashtu humbi jetën. Në fillim u tha se në autobus ishte shfaqur një zjarr i vogël para daljes nga rruga, por më pas u mohua nga dëshmitarët.

Fotogallery - Mestre, bus precipita da un cavalcavia: strage - foto 4

Hetuesit janë duke analizuar pamjet nga kamerat e vëzhgimit në zonë dhe kamerat e brendshme të autobusit. 4 turistë të rinj gjermanë shpëtuan rastësisht. “Duhet të merrnim atë autobus, por ai nuk erdhi dhe më pas morëm një tjetër” – thanë ata.

Nga viktimat, 19 vdiqën që në vendin e ngjarjes ndërsa 3 të tjerë teksa po dërgoheshin në spital. Të paktën 40 ambulanca u dërguan në vendngjarje. Pas lëshimit të alarmit dhjetëra mjekë dhe infermierë dolën nga shtëpitë në punë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME