Gazetarja Armela Ferko ka rrëfyer sesi është të jesh pjesë e botës televizive, veçanërisht botës së lajmit.
Sipas Ferkos të jesh pjesë e botës së lajmit është një ngarkesë e madhe, por në momentin që është në transmetim harron çdo gjë, qofshin ato edhe përiudha të vështira.
“Është një lloj ngarkese që ti nuk ke sesi ta shfaqësh dhe ta kuptosh në momentin që ti je në ekran dhe është një mission që ti duhet ta bësh.. Është një mission që ti varet sesi zgjedh ta bësh atë mbi profesionalizmin dhe mënyrët e të percjellurit të kajmit dhe sa thellë futemi.
Në një transmetim live mund të bësh të gjitha gabimet etike, pafund dhe patjetër që pasi ti përfundon transmetimin, ti e ke atë ngarkesë. Mund të mos e kuptosh në atë moment por e ked he ti dikur do ta shkarkosh atë ngarkesë duke e diskuruar. Kur bëhet fjalë për një ngjarje dramatike secili prej nesh e projekton në një mënyrë ose një tjetër tek vetja e vet.
Kur flasim për mënyrën time sesi unë e shoh punën, profesionin tim, ekranin aty në momentin ku unë futem për transmetim sinqerisht I harroj të gjitha dhe kjo më ka ndodhur edhe në moment shumë të vështira të jetës. Dua që e gjitha kjo të bëhet me dinjitet. Dinjitetin e kam shumë të rëndësishëm. Është ajo shtylla e fortë që unë nuk dua të kriset në asnjë moment.” /Syri