Studentët e Mjekësisë kanë lënë auditorët dhe janë duke marshuar në drejtim të Ministrisë së Arsimit ku do të bëjnë dhe thirrjet e tyre kundër ligjit që bie ndesh me interesat që ata kanë.
Bojkoti i tyre vijon që nga nisja e vitit akademik më 2 tetor. Siç kanë paralajmëruar do të ketë një përshkallëzim të tij, duke shkuar në protesta të vazhdueshme.
Studentët janë kategorikisht kundër ligjit të ri për Mjekësinë, për të cilin thonë se i mban ata peng pas përfundimit të studimeve.
“Bashkohuni me ne“, kanë qenë disa nga thirrjet e tyre dhe menjëherë iu janë bashkuar disa persona të cilët ishin të ulur në kafenetë përgjatë rrugës së Dibrës.