Uncategorized

Stadiumi “Air Albania” i mbushur me 22 mijë qeleshe mbi stola

Shqipëria do të sfidojë sonte Republikën Çeke, ndeshje kjo vendimtare për fatin e kuqezinjve në grupin kualifikues të “Euro 2024”. Skuadra e Silvinjos do të përballet sonte me Republikën Çeke për të prerë biletën kualifikuese për në Gjermani, verën e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama ndau pamje të stadiumit “Air Albania”, me 22 mijë qeleshet e vendosura në stolat e stadiumit, ku në 20:45 do të zhvillohet ndeshja. “Forcaaaaa”, shkruan Rama në mesazhin drejtuar kuqezinjve, pak orë para përballjes.

Rreth 22 mijë qeleshe janë ndarë në të gjithë vendet e stadiumit për të krijuar një dekor unik dhe spektakolar të tifozerisë shqiptare në shkallët e Arenës Kombëtare, për ndeshjen Shqipëri-Çeki.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button