Sekuestrohen 60 litra raki kontrabandë. Pija e prodhuar në Shqipëri dhe e futur në bidona plastikë, është gjetur në një furgon, pa asnjë dokumentacion që vërtetonte origjinën e tij ose se produktet ishin në përputhje me pagesën e akcizës. Kështu shkruan ‘Napoli Fanpage’.
Pas sekuestrimit të rakisë, policia italiane ka vënë nën hetim dy shqiptarë që ishin në furgon.
Kontrolli fillestar ndodhi në rrugën shtetërore 372, e njohur zakonisht si Rruga Shtetërore Telesina, e cila përshkon provincat e Benevento dhe Caserta, duke lidhur Caianello (ku ndodhet dalja e autostradës A1 Milano-Napoli) pranë hyrjes në Benevento.
Guardia di Finanza e Beneventos, gjatë një kontrolli rutinë të makinave që qarkullojnë, ndaloi furgonin me dy persona në bord, për kontroll. Brenda furgonit kishte shishe të shumta plastike dhe kanaçe që përmbanin një substancë të lëngshme të cilën dy shqiptarët nuk kanë mundur ta shpjegojnë.
Dhe kështu u kryen kontrolle shtesë në shishet e gjetura, të cilat rezultuan të ishin plot me raki. Shishe të gjitha pa vula, dhe për këtë arsye janë cilësuar si kontrabandë. Por jo vetëm kaq: mungesa e dokumenteve nuk vërtetonte dot edhe origjinën e saj.
Të dy shqiptarët janë vënë nën hetim, rreth 60 litra raki ‘klandestine’ e cila është sekuestruar.