Sfida Shqipëri-Çeki ka nisur mbarë që në minutën e 10-të, pasi Asani ka shënuar një super gol për ekipin kuqezi. Po ashtu si ndaj Polonisë, Asani mori një top në krahun e djathtë të sulmit tonë dhe më një goditje të fuqishme nga jashtë zonës e dërgoi topin në portën e çekëve.
Kuqezinjtë janë në krye të Grupit E me 10 pikë dhe një rezultat pozitiv ndaj çekëve që i ndjekin me 8 pikë, do e bënte shumë më të thjeshtë rrugëtimin e mëtejshëm të skuadrës së Silvinjos.
Shqipëria ka zbritur në fushën e lojës me Berishën në portë, Gjimshiti, Aheti, Mitaj e Hysaj në mbrojtje. Asllani, Ramadani, Seferi, Bajrami e Asani në mesfushë dhe në krye të sulmit do të jetë Sokol Cikalleshi.
Ndeshja
10-GOOOL SHQIPËRIA! Godet përsëri Asani nga distanca.
6-Harkim i rrezikshëm në zonë, është përsëri një devijim që çon topin drejt Berishës por ky i fundit kontrollon me qetësi.
3-Ndeshja nis me një ritëm të çmendur dhe me luftë sportive që në minutat e parë, pasi ka përplasje të vazhdueshme në mesfushë.
1-Menjëherë rrezikshëm çekët me një gjuajtje të fortë, të kontrolluar në dy kohë nga Berisha.
1-Nis dueli në “Air Albania”.
Formacionet zyrtare:
Shqipëria (4-3-3): Berisha; Hysaj, Ajeti, Gjimshiti, Mitaj; Bajrami, Asllani, Ramadani; Asani, Seferi, Cikalleshi
Trajner: Sylvinho.
Çeki (3-4-3): Pavlenka; Krejci, Brabec, Holes; Jurasek, Sadilek, Soucek, Coufal; Kuchta, Chytil, Cerny
Trajner: Jaroslav Silhavy.