Greqi – Një 29-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke për shkak të veprimeve të tij të paprecedenta në Pagrati.
I riu shqiptar në një video të publikuar në mediat greke shihet me një sëpatë në dorë teksa shan dhe kërcënon qytetarët dhe oficerët e policisë.
Autori ka shkaktuar dëme në zonën e Pagratit me sëpatë në makina në lëvizje dhe ka kërcënuar këdo që i ka dalë para.
Policia është thirrur nga banorët e zonës dhe në një kohë shumë të shkurtër ka shkuar në vendngjarje.
Ata i kërkuan të hidhte sëpatën , por ai i ofendoi dhe i kërcënoi. Pas disa minutash, policia ka mundur që ta neutralizojë shqiptarin dhe ta vërë në pranga. Atij iu gjetën një sëpatë si dhe një thikë rreth 29 cm e gjatë.