Sunday, November 24, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITET3 ditë Sazani në flakë, dëgjohen shpërthime të municioneve në ishull

3 ditë Sazani në flakë, dëgjohen shpërthime të municioneve në ishull

Në ditën e tretë të zjarrit në Ishullin e Sazanit situata vijon të jetë alarmante. Zjarri vijon të jete aktiv në një sipërfaqe te konsiderueshme në pjesën lindore të ishullit përball qytetit të Vlorës dhe ndërkohë vazhdimisht dëgjohen shpërthime të forta. Dyshohet se shpërthimet vijnë nga granatat dhe municionet e tjera luftarake duke e bërë situatën akoma më të rrezikshme.

Nuk dihet si është gjendja e forcave zjarrfikëse, forcave të ushtrisë dhe punonjës që mbrojnë zonat pyjore, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve. Dyshohet se shkak i zjarreve në Sazan janë papërgjegjshmëria e pushuesve që shkojnë me mjete të vogla dhe pa leje, ndezin zjarre për ushqimet e tyre, ndërkohë qe në ishull janë vetëm katër ushtarë që monitorojnë gjithë ishullin dhe kjo është e pamundur.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME