Friday, November 22, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETPresidenti Meta dekoron analistin Auron Dodi

Presidenti Meta dekoron analistin Auron Dodi

Presidenti Meta ka dekoruar përkthyesin dhe analistin e shquar politik, Auron Dodi me Titullin e lartë ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’, për kontributin e gjatë dhënë në mediat ndërkombëtare, për profesionalizmin e jashtëzakonshëm, thellësinë dhe saktësinë e analizave të tij, duke u shndërruar në një nga analistët politikë më të referuar e botuar në mediat shqiptare.

Në vlerësim të kontributit të jashtëzakonshëm për hedhjen e urave gjuhësore midis personaliteteve historike të Gjermanisë dhe Shqipërisë, të punës së rrallë interpretuese e me besim të madh, për forcimin e marrëdhënieve shqiptaro-gjermane.’

Në fjalën e tij Dodi i shprehu mirënjohjen, Kreu të shtetit për vlerësimin ndërsa u ndal te veprimtaria e një jete dedikuar përkthimit. Auron Dodi është bërë sot njëri nga analistët dhe eseistët politikë më të vlerësuar e të botuar në mediat shqipfolëse.

Meta shkruan se puna e Dodit, na mbush me krenari, pasi dëshmon besim dhe vlerësim të rrallë për integritetin e një qytetari tonë.

Postimi i plotë
Në vlerësim të ndihmesës së jashtëzakonshme të dhënë për ndërtimin e urave të bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Gjermanisë, për forcimin e marrëdhënieve të shkëlqyera mes popujve tanë, si dhe me mirënjohje për kontributin e gjatë dhe profesionalizimin e jashtëzakonshëm të dëshmuar në mediat ndërkombëtare, ku ka spikatur për thellësinë dhe saktësinë e analizave të tij, çmova sot përkthyesin dhe gjuhëtarin e shquar, analistin politik dhe gazetarin e mirënjohur, Auron Dodi me Titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”.

Themelues i Programit Shqip të medias prestigjioze gjermane “Deutsche Welle”, përkthyes zyrtar i të gjithë Kancelarëve dhe Presidentëve federalë të Gjermanisë prej çerek shekulli, i pandarë në tryezat shtetërore politike, në negociatat e nivelit më të lartë për marrëdhëniet politike, të drejtësisë, ekonomike, në bashkëpunimin e sigurisë dhe atë mbrojtjes midis dy vendeve tona, puna e Auron Dodit, na mbush me krenari, pasi dëshmon besim dhe vlerësim të rrallë për integritetin e një qytetari tonë. Urime, shumë sukesese dhe arritje të tjera në karrierën e tij!

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME