Saturday, November 2, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeKULTURËJa të ftuarit vip në dasmën e Britney Spears

Ja të ftuarit vip në dasmën e Britney Spears

Pas një drame dhe një incidenti të papritur përpara momentit të madh, Britney Spears dhe Sam Asghari thuhet se u martuan në një ceremoni intime dje, më 9 qershor.

Duke transmetuar drejtpërdrejt në Instagram, burri i parë i Spears, Jason Alexander, befasoi sigurimin- dhe pothuajse të gjithë të tjerët – kur u përpoq të prishte dasmën në shtëpinë e saj, sipas TMZ, duke bërtitur se Spears ishte gruaja e tij e parë dhe e vetme dhe madje duke këmbëngulur se ajo e kishte ftuar atë.

TMZ raporton gjithashtu se Aleksander u arrestua për shkelje të ligjit, vandalizëm dhe dy akuza për dhunë fizike me sigurinë e Spears. Gazeta thotë se ai mbetet në paraburgim në këtë moment.

Megjithatë dasma u mbajt dhe duket se çdo gjë shkoi mirë. Siç pritej, prindërit dhe motra e Spears Jamie Lynn nuk ishin të ftuar në dasmë. Të pranishëm nuk ishin as djemtë e saj me babanë e tyre dhe ish-burrin e Spears, Kevin Federline, pavarësisht se e kishin një ftesë. Megjithatë, avokati i Federline i tha TMZ se Federline dhe djemtë “janë të lumtur për Britney-n dhe i urojnë asaj dhe Sam-it çdo të mirë në të ardhmen.”

Edhe pse ishte një festë intime, Spears dhe bashkëshorti i saj i ri Sam Asghari patën disa të famshëm të pranishëm, duke përfshirë Donatella Versace-n, e cila dizajnoi edhe fustanin e nuërisë për këngëtaren.

Drew Barrymore, Madonna, Selena Gomez, Maria Menounos, Paris Hilton dhe mamaja e saj Kathy ishin në mesin e rreth 60 të ftuarve në total, sipas People.

Pas ceremonisë, menaxheri i Asghari, Brandon Cohen, tha për People:

“Jam shumë i entuziazmuar që erdhi kjo ditë dhe ata janë martuar. E di që ai e donte këtë prej kaq shumë kohësh. Ai është kaq i kujdesshëm dhe mbështetës në çdo hap.”

Nuk ka pasur ende asnjë pamje nga fustani i Spears, apo nga ajo dhe Asghari në ditën e tyre të veçantë. Të dy kanë qenë të heshtur në faqet e tyre zakonisht aktive në Instagram.

Sipas People, Spears shkoi në altar me këngën “Can’t Help Falling in Love” të Elvis Presley-t.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME