Detaje të reja kanë dalë për jetën e 27-vjeçarit, Aleksandër Sadikaj që u vra sot në dalje të Tiranës, pasi mjeti me të cilin ai lëvizte, shpërtheu me tritol të telekomanduar.
Sipas të dhënave të QKB rezulton që ai është pronar i një restorantit “Sancho Farm” në Memaliaj.Sakaq, në faqen e Instagramit të këtij të fundit, vihet re se viktima ka pasur një pasion të madh për kuajt. Sadikaj ndante herë pas here foto dhe video, ku argëtohej duke ushtruar hipizmin.
Gjithashtu, është vënë re se 27-vjeçari ka pasur shoqëri me disa nga reperët më të kërkuar të momentit, si Finemi dhe Solo. Madje, këta të fundit kanë xhiruar edhe disa skena të klipeve të tyre në biznesin e Sadikajt.