Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETArrestohet me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Arrestohet me 20 kg kokainë ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku

Itali – Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga! Arrestimi i tij është bërë nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kg kokainë në zonën e San Benedeto del Tronto.

Ish-kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është vënë në pranga për trafik droge! Arrestimi i tij është bërë nga policia italiane, pasi është kapur me 20 kg kokainë në zonën e San Benedeto del Tronto. 

Report Tv mëson nga burime ekskluzive se arrestimi i tij është bërë në 27 maj 2022, ku gjatë operacionit të bërë nga policia italiane i janë gjetur edhe 20 kg kokaine. Ai është prezantuar Policisë Italiane si Agim Kajmaku datëlindja 6 korrik 1971, që është dhe identiteti i ish-kryebashkiakut të Vorës.

Operacioni vijon dhe Italia ka kërkuar edhe ndërhyrjen e Policisë Shqiptare.

Kush është Agim Kajmaku?


Agim Kajmaku ishte shpallur në kërkim që prej 9 nëntorit 2019 dhe akuzohej për 3 vepra penale “Falsifikim i vulave, stampave ose formularëve”, “Falsifikim i dokumenteve” dhe “Kryerja e funksionit pas dhënies fund të detyrës”. Kajmaku u zgjodh në krye të Bashkisë Vorë në zgjedhjet e 30 qershorit 2019, por u denoncua nga PD se kishte fshehur dënimin në Greqi për falsifikim parash dhe se kjo nuk ishte deklaruar në formularin e dekriminalizimit.

Fillimisht kjo u mohua prej tij, por më pas u vërtetua nga prokuroria e Tiranës përmes një letërporosie dërguar autoriteteve greke se ai ishte në kërkim në 2003 për falsifikim të kartëmonedhave dhe nuk ishte arrestuar pasi kishte ikur në Shqipëri.

Nga përgjigjja që Interpol Greqia dhe Interpol Tirana i kanë dërguar Prokurorisë së Përgjithshme, është vërtetuar se gjurmët e gishtërinjve të Agim Kajmakut janë të njëjta me Jorgo Toton, i cili është arrestuar në Greqi dhe këtë arrestim nuk e ka deklaruar kur ai kandidoi për zgjedhjet e 30 qershorit nën siglën e PS-së./Report tv

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME