Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTF1 Kanada/ Ferrari ndryshon edhe ‘power unit’

F1 Kanada/ Ferrari ndryshon edhe ‘power unit’

Lajmi ishte tashmë në ajër që ditën e djeshme, por tani vjen konfirmimi zyrtar: Charles Leclerc zëvendëson edhe turbon në F1-75 e tij dhe në GP e Kanadasë ai do të niset nga vendi i fundit në start.

Pas problemeve të besueshmërisë që pësuan në Baku të Azerbajxhanit, piloti nga Monaco dhe skuadra e Maranellos zgjodhën të ndryshonin njësinë e katërt të energjisë, duke kaluar kështu në një penallti të dyfishtë për fundjavën kanadeze. Ndërrim i motorit edhe për Sainz, i treti, por pa asnjë penalititet.

Gjatë natës kishte mbërritur komunikimi për përdorimin e njësisë së tretë të kontrollit, nga dy të lejuara, në Ferrarin e Leclerc dhe piloti i Ferrarit ishte tashmë në dijeni se duhej të merrte 10 pozicione penalizim.

Me vendimin e marrë përpara Provave të lira 3 ka ardhur edhe konfirmimi i asaj që Leclerc i trembej më shumë: do të niset nga fundi, duke ndërtuar një garë të gjithën rikuperimi, që megjithatë do t’i japë atij mundësinë për të përdorur komponentë të rinj dhe për rrjedhojë më të besueshëm në Montreal.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME