Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeUncategorizedMakron humbet shumicën absolute në parlament

Makron humbet shumicën absolute në parlament

Exit poll-et e para të raundit të dytë të zgjedhjeve politike franceze kanë nxjerrë se Emannuel Macron ka humbur shumicën absolute në parlament. Të dhënat e para i japin koalicionit të tij 224 vende nga 289 mandate që i sigurojnë kontrollin e plotë.

Në vend të dytë është renditur koalicioni i majtë i udhëhequr nga Jean-Luc Mélenchon që llogaritet të marrë rreth 149 vende.

Suksesi më i qartë është ai i Marine Le Pen, e cila arriti të dhjetëfishojë numrin e deputetëve nga 8 që ka aktualisht, në 75 – 95 duke projektuar të djathtën ekstreme si forcën e tretë në vend.

Tashmë Macron është i detyruar të bëjë një koalicion për të bërë të mundur realizimin e reformave të premtuara. Ajo që bie në sy është se pjesëmarrja ishte në më pak se 47%. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME