Drejtori i Kabinetit në Presidencë, Edmond Panariti ka zbuluar pak nga planet Ilir Metës pas përfundimit të mandatit më 24 korrik si Presdent. Ai thotë se Meta e ka deklaruar se do të jetë aktiv në politikë. E po ashtu u shpreh se ka dhënë sinjale se synon diçka përtej LSI-së.
“Këtu nuk ka mister, ai ka deklaruar që do të jetë pjesë e politikës, riintegrimi i tij mbetet për tu parë. Janë dhënë sinjale që synon diçka përtej LSI, një bashkim. Ka një projekt politik që do ta bëjë publik në kohën e duhur.
E sigurt është që ky projekt politik i bashkimit të opozitës do të jetë pjesë e zotit Meta. Unë nëse do jem në politikë aktive, normalisht mund të ketë edhe figura të reja, sa për mua niveli i angazhimit mbetet për tu parë”.