Serbia ka dekaruar sot se do të marrë pjesë nesër në samitin e BE-së. Po ashtu edhe Maqedonia e Veriut ka konfirmuar pjesëmarrjen.
“Pas konsultimeve të hollësishme dhe gjithëpërfshirëse me bashkëpunëtorët dhe anëtarët e qeverive, liderët e tre vendeve vendosën të shkojnë së bashku në samit, duke rënë dakord për parimet që do të jenë shtylla kryesore e bisedimeve me zyrtarë të shumtë të BE-së”, raporton gazeta serbe Kurir.
Bullgaria bën një hap të rëndësishëm drej heqjes së vetos ndaj Maqedonisë së Veriut, që po mban peng edhe Shqipërinë në procesin e integrimit.
Lideri i opozitës, Boiko Borisov, i cili deri më tani refuzonte lëshimet ndaj Shkupit, ka shprehur mbështetjen lidhur me propozimin francez për t’i hapur rrugën çeljes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.