Fier – Vihet në pranga 1 drejtues automjeti, procedohen në gjendje të lirë 5 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor në DVP Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, shtetasin J. D., 22 vjeç, banues në Fier, pasi, në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin është përplasur me një kamion që ka qënë i ndaluar. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar shtetasi Xh. M., 24 vjeç, banues në Elbasan, i cili ka qënë duke qëndruar jashtë kamionit. Aktualisht, 24-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier referuan materialet në Prokurori për shtetasit:
-B. Xh., 21 vjeç dhe B. S., 24 vjeç, të dy banues në Patos, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë ushtruar dhunë ndaj shtetasit K. K., 22 vjeç;
-A. G., 35 vjeç, banues në Drizë, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin L. Ç., 38 vjeç;
-L. Ç., 40 vjeç, banues në Kallm i Madh, Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 17-vjeçar;
-E. P., 32 vjeçe, banuese në Fier, pasi dyshohet se i ka vjedhur një shumë parash shtetasit A. P.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.