Friday, December 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETDEA hap zyrë në Tiranë, tmerri i narkotrafikantëve

DEA hap zyrë në Tiranë, tmerri i narkotrafikantëve

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka zbuluar ngritjen e zyrës së DEA-s në Tiranë.

Përmes një postimi në Facebook, ai i uron mirëseardhjen në Tiranë agjentëve të anti-drogës amerikane.

“DEA mirëseerdhët!!!!!! Ishte koha e duhur për të hapur zyrën në Tiranë. Athina po bëhej gjithnjë e më e largët për punët e ngutshme që diktojnë prezencën tuaj këtu….”, shkruan Karamuço në facebook.

Ky vendim i DEA-s për të zbarkuar në Tiranë, vjen në një kohë ku organizatat kriminale shqiptare kanë marrë një rol kyç në trafikun e kokainës nga vendet e origjinës të Amerikës Latine drejt Evropës.

Ardhja e agjentëve të anti-drogës amerikanë në Tiranë, vjen pas një zhvillimi të rëndësishëm që ndodhi pak kohë më parë, ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano, gjatë vizitës në Washington takoi shefin e FBI-së, Christopher Wray.

Në një intervistë ekskluzive për Gazetën “Panorama.al”, zoti Nano zbuloi se takimet me drejtuesit e agjencive amerikane kishin si qëllim rritjen e bashkëpunimit për shkëmbim informacioni, por dhe hetime dhe operacione të përbashkëta në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit.

Sipas tij, Policia e Shtetit ka zhvilluar shumë operacione me FBI-në, DEA-n, me Zyrën e Sigurisë së Ambasadës Amerikane e me agjencitë të tjera ligjzbatuese amerikane.

Ambasada amerikane në Tiranë shpërndau gjithashtu pamjet nga takimi dhe një mesazh ku shkroi se vizita e Gledis Nanos “përforcoi më tej bashkëpunimin mes Policisë së Shtetit Shqiptar dhe Qeverisë së SHBA”. 

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME