Wednesday, November 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeEKONOMIGjiknuri u flet “çunave të Londrës”: Keni marrë rrisqe, legalizoni paratë në...

Gjiknuri u flet “çunave të Londrës”: Keni marrë rrisqe, legalizoni paratë në Shqipëri!

Damian Gjiknuri, numri dy i Partisë Socialiste u ka bërë thirrje emigrantëve shqiptarë në Londër që të legalizojnë paratë e tyre në Shqipëri. Gjatë një vizite në Londër me deputetët Blerina Gjylameti dhe Lavdrim Krashi, Gjiknuri tha se ‘çunat e Londrës’ janë njerëz si të gjithë të tjerët dhe amnistia fiskale është mundësia e tyre perfekte për të legalizuar paratë e tyre në vendin tonë. Video e takimit u publikua nga ALB UK dhe mund ta shihni KETU.

“Ka burokraci, paragjykim, se kështu është bota, jo erdhën çunat e Londrës, jo erdhën çunat e Londrës, pse more çfarë kanë çunat e Londrës, njerëz si të gjithë janë, janë njerëz që kanë marrë rrisqet e tyre, duan të ndërtojnë jetën e tyre. Ama kjo është një mundësi shumë e mirë, keni mundësi të legalizoni paratë tuaja, të investoni në Shqipëri, me një pagesë minimale taksash,”- tha Gjiknuri ndër të tjera.

Amnistia Fiskale është propozuar nga qeveria për konsultim publik dhe parashikon që kushdo mund të pastrojë deri në 2 milion euro përkundrejt një takse. Nga amnistia janë përjashtuar subjektet e OFL dhe ish zyrtarë të lartë, si deputetë ministra, prokurorë, gjyqtarë etj.

Opozita e ka kundërshtuar projektin sepse e shndërron Shqipërinë në një lavatriçe të parave të krimit, por Rama thotë se kësaj radhe do ta kalojë në parlament.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME