Tuesday, December 3, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËRama i “rrëmben” presidentit edhe dekoratat

Rama i “rrëmben” presidentit edhe dekoratat

Qeveria Shqiptare ka në plan të reformojë sistemin e dekoratave në vend, e cila deri më sot ka qenë në masë të gjerë diskrecion i Presidentit të Republikës, duke propozuar një projektligj që parashikon një numër titujsh nderi të dhëna me sasi të kufizuara çdo vit dhe pas një procesi përzgjedhës të realizuar nga një institucion i ri, kancelari i të cilit do të emërohet dhe shkarkohet nga kryeministri Edi Rama.

Projektligji parashikon gjithashtu që Rama të ketë të drejtë të japë një dekoratë ndërsa dekoratat e dhëna nga presidenti do të miratohen paraprakisht nga një këshill, në të cilin zyra e presidentit do të ketë vetëm një anëtar, ndërsa të tjerët do të jenë praktikisht vartës të kryeministrit.

Projektligji “Për Dekoratat në Republikën e Shqipërisë” u publikua për konsultim publik në faqen e konsultimeve publike.

Relacioni shoqërues i propozimit argumenton se projektligji në fjalë përbën një “rikthim te tradita shtetërore shqiptare e periudhës 1914-1944,” një periudhë gjatë së cilës, në fakt Shqipëria ishte në pjesën më të madhe një monarki absolute dhe në një pjesë jo të vogël, nën pushtimin nazi-fashist

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME