Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËMeta për koncesionet: Po jepen në mënyrë korruptive dhe klienteliste

Meta për koncesionet: Po jepen në mënyrë korruptive dhe klienteliste

Presidenti Ilir Meta deklaroi koncesionet dhe PPP-të po dëshmojnë dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste, referuar një shkrimi të botuar sot në revistën “Monitor”.

Shkrimi i Monitor

Kreu i Shtetit thekson se është “jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera”. 

Postimi i Metës: 

Koncensionet dhe PPP-të po dëshmojnë qartësisht dhënien e tyre në mënyrë korruptive dhe klienteliste.
Këtë e tregon rritja e pandalshme e kostos së ndërtimit, kryesisht të rrugëve.
Fakti që ndërtimi i rrugëve në Shqipëri, koston më shtrenjtë se në vendet e Bashkimit Europian dhe të rajonit, është një tregues shumë domethënës i abuzimit me fondet publike.
Këto praktika janë shumë të dëmshme për ekonominë e vendit, veçanërisht për rëndimin e buxhetit të shtetit dhe rritjen e pandalshme të borxhit publik.
Është jetike të shtohen përpjekjet për të minimizuar dhënien e koncensioneve, forcimin e sundimit të ligjit dhe ndëshkimin e përgjegjësve në nivelet më të larta shtetërore të përfshirë në këto afera.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME