Saturday, November 23, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETVdekja e shqiptares në aksident, dyshohet se italiani hyri qëllimisht në korsinë...

Vdekja e shqiptares në aksident, dyshohet se italiani hyri qëllimisht në korsinë e gabuar

Mediat italiane kanë zbardhur detaje të reja nga aksidenti në autostradën Milano – Genova ku humbi jetën një shqiptare. “Corriere” shkruan se një shtetas italian me një makinë “Volvo” hyri në korsinë e emergjencës dhe më pas për disa kilometra eci në kundravajtje.

Ai u përplas kokë më kokë me makinën e shqiptares që humbi jetën në vend, por edhe italianit, Giuseppe Maria Garavaglia, 46 vjeç. Mediat shkruajnë nëse kjo ishte një gjendje në vendin e habuar në kohën e gabuar apo një gjest vullnetar.

“Corriere” shkruan se në rindërtimin e dinamikës së aksidentit është ende e pashpjegueshme se pse makina e italianit po lëvizte në drejtimin e gabuar.

A nuk e vuri re? Ishte në vetvete? Apo ishte një gjest vullnetar? Një automobilist e kishte parë Garavaglian të kryente manovrën e çmendur, brenda pak sekondash. Ai e vuri re se si ai ndërroi drejtim dhe u doli përballë makinave në sesnin e kundërt.

Një udhëtim që zgjati maksimumi disa minuta dhe kalimtarë të tjerë të habitur lajmëruan policinë: “Ka një makinë që shkon në drejtim të gabuar në autostradë”.

“Volvo”-ja e italianit që jetonte në Milano u përplas me BMW-në e shqiptares Matilda Hidri, 35 vjeç. Ajo po udhëtonte vetëm dhe po kthehej në shtëpi në Genova. Edhe ajo ndërroi jetë menjëherë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME