Monday, May 20, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeAKTUALITETAlbert Nushit u vu pistoleta në kokë në sy të efektivave, nuk...

Albert Nushit u vu pistoleta në kokë në sy të efektivave, nuk reagoi askush

Ditën e sotme u arrestua ish zv.drejtori i Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Pallës, pasi akuzohet “Shpërdorim detyre” dhe “Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore”, pasi ka qenë i pranishëm në përplasjen me armë zjarri në Elbasan, katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku u vra Pjerin Xhuvani.

Burime bëjnë më dije se një nga grupet që u përplasën me armë në Elbasan 4 ditë para zgjedhjeve te 25 prillit 2021, në momentin kur ndodhi përplasja me armë, i kanë vënë fillimisht pistoletën në kokë nëndrejtorit të Policisë së Elbasanit për Rendin, Nikollaq Palla.

Mësohet se këtë veprim e kanë parë të gjithë policët që ishin prezent në ngjarje dhe asnjëri nga policët nuk ka reaguar. Edhe në dëshminë e tij Nikollaq Palla nuk e ka treguar këtë fakt dhe akuzohet për deklarim të rremë dhe shpërdorim detyre. /BW/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME