Ish-ministrja e PD-së për Integrimin, Majlinda Bregu pranon se i ka kërkuar Lulzim Bashës të tërhiqej nga drejtimi i partisë, pas disfatës që pësoi në zgjedhje.
Sokol Balla: Nuk e ke falur fare Bashën?
Majlinda Bregu: Jo jo fare, shiko e ndjen që nuk kam fare.
Sokol Balla: Po cinizmin ta dalloj.
Majlinda Bregu: Po nuk është as çështje cinizmi Sokol. Unë e kam takuar Lulzim Bashën vjet. Asnjë nuk e di ose pak vetë e dinë, rastësisht në një udhëtim në Lubjanë të dy bashkë. Është ajo historia, një gjë që e merr përsipër o bëje ose ik. Je po aq i nderuar edhe nëse nuk e bën dot.