Ish-ministri Ylli Manjani, i ftuar në A Show me Adi Krastën në SYRI TV, ka folur për arsyet se përse shqiptarët duhet të dalin masivisht në protestën e 7 korrikut të thirrur nga Fronti për shpëtimin e Shqipërisë.
Manjani ka theksuar se sot kemi një hall tokësor dhe të gjitha temat që diskutohen në media janë arsye për të protestuar.
Ish-ministri i ka kërkuar Ramës që të ulë edhe çmimet pasi shqiptarët nuk kanë nevojë vetëm për bukë.
Ylli Manjani: Halli që kemi sot është tokësore, po e përsëris, edhe Rama kryeministri i Shqipërisë që është dashnori, ideatori themeluesi i Ballkanit të Hapur të na e bëjë çmimin e naftës sa Ballkani i Hapur. Se gojën njerëzit nuk e kanë vetëm për bukë, se ka gjetur ky ca miell nëpërmjet Rusisë që të vijë nga Vuçiçi, dhe ne hakemi bukë, në rregull por goja nuk është vetëm për bukë, është edhe për të folur për të protestuar, për të treguar. Dhe arsyet për të protestuar janë të gjitha këto që kemi folur deri tani. Por me një furgon me policë të bie prona, po si mor nuk ekziston prona. Këtu është katrahurë./syri.net/