Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTVerratit i vjedhin bizhuteri me vlerë 3 milionë euro

Verratit i vjedhin bizhuteri me vlerë 3 milionë euro

Mesfushorit të Paris Saint-Germain, Marco Verratti, i janë vjedhur bizhuteri dhe para nga një shtëpi që i përkiste Ronaldo Nazario. Italiani po qëndron në Ibiza në pronën që zotëron ish-sulmuesi brazilian dhe presidenti aktual i Real Valladolid.

Shtëpia është në zonën e Cala Jondal dhe “EFE” ka konfirmuar se Guardia Civil po heton krimin, pasi u raportua në orët e para të mëngjesit të së hënës. Shifrat ende nuk janë konfirmuar as nga lojtari, as nga autoritetet, por besohet se janë vjedhur stoli dhe para në vlerë prej tre milionë eurosh.

Në momentin e grabitjes nuk kishte njeri në shtëpi dhe nuk kishte asnjë shenjë se dera ishte hapur me dhunë për të hyrë në pronë. Verratti ka shijuar disa kohë pushimi para se të kthehet në Paris për të filluar përgatitjet për sezonin e ardhshëm.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME