Saturday, May 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomeSPORTF1/ Red Bull nuk fal Juri Vips, shkarkohet piloti “racist”

F1/ Red Bull nuk fal Juri Vips, shkarkohet piloti “racist”

Tolerancë zero. Red Bull vendosi të mos e falë Juri Vips dhe i dha fund kontratës me pilotin rezervë. Arsyeja? Ndërsa merrte pjesë në një streaming të një video loje të famshme “lufte”, piloti 21-vjeçar estonez lejoi veten të thoshte disa fraza homofobe dhe raciste. Një gjuhë e papranueshme që nxiti reagimin e menjëhershëm të Red Bull me pezullimin, i konfirmuar sot me shkarkimin.

“Pas hetimit të incidentit online, që përfshiu Juri Vips, Oracle Red Bull Racing ka vendosur të ndërpresë kontratën me testuesin dhe pilotin rezervë. Ekipi dënon të gjitha format e racizmit”, ishte deklarata e ekipit.

Një goditje shumë e rëndë për karrierën e Vips, aktualisht në vendin e shtatë në kampionatin e Formula 2 (përvojë në këtë pikë po aq në rrezik, pa mbështetjen tashmë të RB), veçanërisht pas debutimit të fundit në fundjavën e GP së Spanjës, edhe pse vetëm në raundin e parë të provave të lira dhe i kufizuar në një program testimi që nuk përfshinte mundësinë e drejtimit me shpejtësi të plotë. Megjithatë, një shans i parë që nuk do të ndiqet nga të tjerë.

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME