Kristjan Asllani ka kaluar vizitat mjekësore tek Interit dhe pritet të zyrtarizohet. Mesfushori kalon në Milano për 14 milionë euro.
Zikaltrit do të paguajnë 4 milionë euro për huazimin dhe më pas dhe 10 milionë euro për blerjen përfundimtare.
Në listën e transferimeve U20 tek Interi, Asllani është blerja e shtatë më e shtrenjtë. Ai lë pas emra të mëdhenj si Adriano dhe Icardi, që janë blerë për më pas se 14 milionë euro, kurse rekordin e mban Alessandro Bastoni me 31.1 milionë euro nga Atalanta.