Ylli i R&B, R.Kelly u dënua me 30 vjet burg për përdorimin e famës së tij që nënshtroi fansat e rinj, disa prej të cilave vetëm fëmijë, ndaj abuzimit seksual sistematik.
Këngëtari 55-vjeçar u dënua për shantazh dhe trafik seksual vitin e kaluar në një gjyq që u dha zë akuzueseve që dikur kishin pyetur veten nëse historitë e tyre po injoroheshin sepse ishin gra me ngjyrë.
Vendimi i jep fund rënies së ngadaltë të Kelly, i cili u adhurua nga fansat dhe shiti miliona albume edhe pasi akuzat për abuzimin e tij ndaj vajzave të reja filluan të qarkullonin publikisht në vitet 1990.