Fshati në FEST e nderuara ministre e bujqësisë.
Me një telefon 1.500 euro me fermerët duke bërë selfie dhe me mbi 500mijë pula të asgjesuara është bilanci në jetëshkrimin ministror të Frida Krifcës. Të vërtetat e hidhura ia nxorën në shesh ekspertët dhe veterinerët e terrenit të cilët kanë raportuar shifra alarmante pranë Ministrisë së Bujuqësisë dhe Zhvillimit Rural. VDEKJA e shtetit tashmë është fakt.
Le të jemi më konkretë, nga viti 2017 deri në vitin 2021 kemi më pak:
a) 138.000 krerë/gjedhë
b) 445.000 krerë/imta
d) 21.000 krerë/ derra
e) 13.000 krerë/njethundak.
Vetëm shpendët, pulat, kanë qenë në numër në rritje gjatë këtij 5vjeçari por marsi i këtij viti e ktheu edhe një herë me këmbë në tokë ministren që e njeh bujqësinë dhe blegtorinë nga librat akademisë se çobenjëve .
Në tabelën e mëpashtme shifrat janë të qarta. Pavarësisht premtimeve për paketa fiskale, rimbursime në naftë e “më the e të thashë” të ministres dhe të kreut të qeverisë, e vërteta është se fermerit dhe blegtorit shqiptar i është vënë laku në fyt. Buxheti i shtetit shqiptar për këtë sektor është minimalisht 10 herë më pak se në rajon, duke mos shkuar larg e duke sjellë edhe një herë si shembull Kosovën dhe Serbinë.
Edi Rama është piktor dhe pulat, derrat e pemët frutore i njeh vetëm nga kurset e Akademisë së Arteve mbi telajo kur edhe pamtallonat e grisura i bojatiste.Totalisht i painformuar ose me qëllimin e ligë të propagandës, nisi tur takimesh nëpër Shqipëri për të bindur shqiptarët se realiteti është i ndryshëm.
Por le ta mbyllim me thënien e gjyshes së Ramës: Të gabosh është njerëzore, të insistosh është dajllëzore.
- Çfarë je ti zoti Kryeministër?