Monday, November 25, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËOPINION/ ANALIZËNjëmbëdhjetë fakte mbi abortin

Njëmbëdhjetë fakte mbi abortin

Nga Albert Bikaj

Diskursi politik ne vendet tona per fat te keq është shume i ulet, shume tema te rendesishme etike anashkalohen dhe lihen jo vetem pa u diskutuar, por pa permendur fare. Nje nder to është tema tejet kontroverse mbi abortin. Vendimi i djeshem i Gjykates Supreme te ShBA-ve shfuqizoi ligjin ‘Roe vs Ëade’ duke deklaruar se aborti nuk është dhe nuk ka qene asnjëherë e drejte kushtetuese. Ky vendim solli reagime te shumta kudo ne Bote, këtu përfshire edhe vendet tona, ndonëse ne numër tejet te vogël. Por duke qene se nder to pashe shume reagime kundershtuese, te cilat duket se jane kthyer ne trend, mendova te paraqes disa fakte qe rralle here mund t’i degjoni mbi abortin.

Para se të numëroj argumentet pro dhe kundër, do e filloja argumentimin me një thënie të presidentit amerikan Ronald Reagan: ‘Kam vërejtur se te gjithë ata persona qe janë pro abortit ka kohë që kanë lindur.’

Kjo thënie, sa humoristike aq është edhe treguese e ironisë dhe absurditetit të trishtë të këasj ideje.

I. ‘Le të vendosin femrat per trupin e vet’ është argumenti më i shpeshtë që hasim. Por a është e vertete keshtu? Fetusi nuk është trup i femres, ne te vertete është trup i veçante brenda ne trupin e femres; ai fetus ka ADN te veçante, pra është person; ka shenjat e veta te gishterinjeve, ne javen e peste ka impuls zemre, ndien dhimbje, etj. Pra nuk është thjeshtë një ‘embrion’ apo grumbull qelizash – e njëjta gjë mund të thuhet edhe për një të rritur. Mund të thuhet se sjemi tjetër veç grbumbuj atomesh, por ky do të ishte reductio ad absurdum. Në librat shkencorë, gjegjsisht, të biologjise thuhet qarte se jeta fillon ne ngjizje.

II. ‘Krikët e abortit shpesh mbështesin denimin me vdekje’ – ky është një argument tjeter që shpesh perdoret gjoja për të treguar disi hipokrizine e mbështëtesve te jetes. A është e vertetë, edhe nëse po, cili është dallimi midis denimit me vdekje dhe abortit? Foshnjët e palindura janë të pafajshme dhe të pambrojtura; të vrasësh një të pafajshëm dhe nga ana tjeter te denosh nje kriminel qe ka kryer krime te renda nuk mund te jete kurre njesoj – ndonëse si dikush që jam pro-jetes, nuk jam për denim me vdekje. Si katolik besoj në pendesë, mëshirë dhe që çdo njeri meriton një shans të dytë për të ndryshuar. Të vrasësh një qënie të pafajshme, aq më tepër të pambrojtur është e kobshme, tejet imorale. E të krahasosh të pafajshmin me kriminelin jo vetëm që nuk është e drejte, por është absurde.

III. Shpesh thuhet se jeta është e shenjtë – koncept i cili në të vertetë është i krishterë, i mbrojtur dhe fuqizuar në Europë dhe gjetiu nga Kisha Katolike që nga Mesjeta. Këtë koncept e pranon edhe sot, deri diku, edhe bota moderne, veçanërisht filozofia sekulare e traditës humaniste – e cila po ashtu ka origjinë kristiane. Koncept të ngjashëm gjejmë edhe në besimin Islam. Pra, nësë pranojmë se jeta është e shenjte, dhe që çdo njeri duhët të gëzoje dinjitet pavaresisht racës, gjinisë, etnisë, fesë, seksualitetit, apo kategorisë tjetër, atëherë në këtë kategori janë patjetër edhe më të pambrojturit – foshnjet në barkun e nënës – si qënië njerëzore kanë dinjitet të patjetersueshëm si çdo njeri tjetër — ky është ligji natyral. Kështu që çdo jetë duhet mbrojtur që nga ngjizja deri në vdekje!

IV. Argument tjetër është fraza e rrallës: ‘Ndalimi i abortit me ligj thjështë nuk ka për të ndaluar abortin, thjeshtë ka per të ndaluar abortet e sigurta!’

Pyetja është, a ekziston diçka e tille? Nuk ekziston ‘aborti i sigurt’, ashtu siç nuk ekziston ‘skllaveria e sigurte/dinjitoze’, apo ‘vrasja e sigurte’; në çdo abort një foshnjeje i parandalohet jeta në mënyrë të dhunshme, aborti përfundon me vrasje të dyfishtë. Vrasje fizike të foshnjesh, dhe vrasje shpirterore/psiqike te nënës. Nga ana tjetër po të përdorej logjika se legalizimi i abortit do rriste pasigurinë e kryerjes së aborteve, ta kemi ndermënd se edhe vrasjet ndodhin çdo ditë, ndonese jane ilegale, por kjo nuk do i reduktonte vetëm po të bëhej legale. Madje, ka raste të shumta, për të cilat nuk flitet shpesh pasi që nuk i përshtatet narrativës, ku gra dhe vajza të reja vdesin përgjatë abortit në klinika profesionale.

Është imorale të vrasësh, sidomos të pafajshmit. Edhe edhe më imorale është ta quash të keqën diçka të mirë vetëm pse nuk e parandalon krejtësisht. Standardi moral mbetet i njejte. Aborti dhe vrasja jane krim.

 V. ‘E verteta është relative apo subjektive’, ‘çdokush ka te drejte te vendose individualisht per etiken e vet’, ‘çka eshre e mire per mua është e keqe per ty dhe anasjelltas’, etj. – këto janë fraza shumë të shpeshta.

Nëse etika është subjektive apo relative, siç tingellon dukshëm në argumentet pro-abortit, atëherë si mund të themi se ilegalizimi i abortit qënka diçka e mirë, e keqe apo e gabuar? Si mund ta dimë ç’është e vërtetë apo jo? Ç’është e mirë apo e keqe? Me ç’standarde mund të masim nësë nuk paska fare standarde? Teologu dhe filozofi i madh anglez C. S. Leëis thoshte, vete fakti se mund të themi se një vijë është e shtrember është sepse kemi parasysh një standard, pasi që dimë se ekziston vija e drejte. Ideja se çdo gjë është relative është ironikisht absolute, rrjedhimisht absurde!

Reduktimi i moralit të individi quhet relativizëm, po ashtu edhe utilitarianizëm; keto janë vetëm dy nga shumë shkolla të etikës; pra, nuk janë të vetmet. E nuk janë madje as bindëse.

Ideja se liria nënkupton të bësh çfarë të duash është në të vërtetë kaotike, që të mos them mendim adoleshentesk. Nuk mund të ketë liri pa detyrime dhe përgjegjësi, ashtu siç nuk mund të ketë drejtësi pa rënd moral.

 VI. Një tjetër shprehje e zakonshme është: ‘por fetuset janë vetëm një grumbull qelizash!’ Sa është kjo e vërtetë? Vetë kuptimi i fjales latine ‘fetus’ nënkupton ‘foshnje e palindur’. Të marrim disa shembuj konkret. Në rast hipotetik, nëse një makinë apo një përson vret një grua shtatëzënë, vrasësi apo shoferi në çdo shtet dënohët dyfish, dënohët si krim i rende. Nëse foshnja/fetusi qënka vetëm grumbull qelizash, pse? Nëse një shtatezani dështon spontanisht, nëna por edhe të gjithë ata që marrin vesh lajmin ndiejn keqardhje dhe dhimbje. Pse? A nuk na qenka vetem nje fetus – ‘grumbull qelizash’…? Njeriu perbehet nga atomet po ashtu, por askush ne arsye te shendoshë nuk thotë se njeriu është vetëm grumbull atomesh dhe rrjedhimisht jeta e tij nuk ka vlerë. Siç e thashë në fillim, fetusi që nga ngjizja ka ADN të veçantë, shenja të veçanta gishtërinjshë, rrahje zemre; është qënie njerëzore në zhvillim. Asht siç foshnja zhvillohet në fëmi, nga fëmi në të rritur, deri në pelqëri. Këto janë ciklet normale të jetës. Nga ana tjetër deshira personale për të ndalur një shtatezani nuk e ndryshon faktin se foshnja është qënie njerëzore – ky është problem krejt tjeter. Faktet nuk ndryshojnë sipas qejfit apo rrethanave personale.

VII. Aborti, që sot duket si ligj perparimtarë dhe liberal, në të vertetë është legalizuar në Europë fillimisht nga nazistët për arsye eugjenike-raciste, pastaj edhe nga komunistët. Në ShBA klinika më e madhe e abortit ‘Planned Parenthood’ është hapur nga Margaret Higgins Sanger – e cila ishte raciste që kishte qëllim që më anë të aborti të ulte demografinë e komunitetit me origjinë afro-amerikane. Në shtete perendimore si Islanda, dhe shtete tjera, foshnjët me sindromën doën abortohën masivisht. Në Ballkan, sidomos në Mal të Zi, foshnjet abortohën më së shumti në bazë gjinore – d.m.th. abortohën fetuset e gjinisë femrore! Pra, perveç abortit për shkaqe raciste, ka aborte edhe për shkaqe shëndetësore dhe gjinore. Jo më kot argumentet pro-abortit dhe pasojat e tij jane jashtezakonisht dehumanizuese dhe mizogjiniste!

VIII. Pasojat e legalizimit te abortit ne ShBA.

Që nga aprovimi i ligjit „Roe v. Ëade’ i vitit ‘73, në ShBA janë kryer mbi 60 milione aborte – shifër e llahtarshme! Termi i lejuar për abort kishte kaluar kufinjtë, në disa shtete liberale të SHBA-ve po diskutohej të lëjohej edhe aborti në fazat e fundit të shtatëzanisë (ide qe mbron senatorja Nancy Pelosi), madje edhe  raste krejt ekstreme që politikanë Demokrat në ShBA mbrojnë abortit mbas lindjës. Legalizimi i aborit, nga ana tjetër, si pasojë e revolucionit majtist kulturorë, ka shkaktuar fillimisht humbjën e përgjegjësisë të të rriturve, që ndikoi pastaj në rënie të ndjeshme të martesave, rritje të divorceve dhe në rritje është fenomeni i ‘hook-up culture’ (kryerja e marrdhjëneve seksuale me njerëz të panjohur për një natë).

IX. ‘Çfare do ndodhe me rastet e përdhunimeve dhe incestit? – ky është një nder argumentet më të zakonshme, madje shpesh bëhet të dukët sikurë argumentojnë abortin vetëm për këto raste ekstreme. Por statistikat vertetojnë të kundërtat. Rastet e incestit dhe perdhunimeve, që përdoren zakonisht si argument, përbejnë raste tejet të rralla. Pra abortet që kryhën në ShBA për shkak incestit apo përdhunimit statistikisht nuk janë mbi 0.5-1% . Shumica e aborteve bëhën për shkak të jetes së çthurur, të papergjegjshme-hedoniste. Nga kjo „perfitojnë’ më së shumti meshkujt pasi që nuk kane aspak pergjegjesi, dhe pasojat e rënda ua lejnë femrave. Si i tillë, aborti është rrjedhimisht edhe mizogjinist.

X. Argumenti i varfërise dhe pamundësise ekonomike për të rritur fëmijë

Një argument tjetër i njohur pro-abortit është varfëria e prindërve. Pra thuhet se fëmija nuk mund të rritet në kushte të mira, kështu që më mirë të abortohet. Sipas kësaj logjike, fatkeqsisht sot të shpështë, për të zhdukur varfërinë menyra më e mir na qënka vrasja e varfërve…? Ka organizata të shumta bamirëse që mbështësin materialisht dhe psikologjikisht nënat dhe familjet në nevoje, sidomos të shumta janë organizatat fetare si ato të Kishës Katolike. Në Shqipëri për shëmbull është Qendra për jetën „Shën Jozefi’. Vrasja e fëmijeve me argument ekonomik është thjështë e papranueshme dhe e turpshme! Siç thoshte Shën Nëna Tereze, vrasja e foshnjeve në bark të nënës është varferia me e madhe në Botë!

XI. Korporatat dhe bizneset e ndryshme private në vënde të ndryshme perendimore u ofrojnë punëtoreve të tyre femra pagesë për abort, por jo edhe mbështëtje financiare apo pushim me pagesë mbas lindjës. Përkundrazi, shumë femra pushohëm nga puna për shkak të shtatëzanisë. Për këtë flitet shumë pak, ndonëse kjo nuk është aspak e drejtë!

Si përfundim, çdo shtet duhët të mbrojë me ligj dhe të mbështëse politika që ndihmojnë financiarisht nënat e reja, prindërit e ri, veçanërisht ata prindër që kanë vështiresi financiare. Fëmijet janë shumë më të vlefshëm se ideologjitë, hedonizmi, karriera apo kapitali. Jeta e është e shenjte dhe duhet ta mbrojme me çdo kusht!

Zoti bekofte ShBA-të që mbrojnë jetën, që mbrojnë dinjitetin, që mbrojnë të ardhmën!

*Politolog nga Tuzi, Mal i Zi

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME