Saturday, July 27, 2024
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
HomePOLITIKËProtesta/ Arjan Çani: Sali Berisha dhe PD, kërkon t’ju tregojë forcën edhe...

Protesta/ Arjan Çani: Sali Berisha dhe PD, kërkon t’ju tregojë forcën edhe amerikanëve

Arjan Çani ka folur për protestën që pritet të mbajë Partia Demokratike në 7 korrik.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Çani tha se ka disa arsye për protestën. Së pari ësht një suimbol për rikthimin e Berishës në PD, së dyti një test për militantët dhe së treti një mesazh për amerikanët.

“Çdo protestë është e vlefshme. Pyetja është cili është qëllimi i protestës? Doktori thotë do të bëjmë protestë për disa çështje. Ky është një proces.

Arsyeja pse bëhet protesta sipas meje, nuk e lidh shumë me gjyqin, sepse me protestë apo pa protestë, gjykata nuk influencohet sepse e kontrollon tjetër kush.

Është një farë simbolike për të treguar që u rikthye Berisha në PD. Duket sikur lindi spontanisht nga një takim me disa njerëz të shoqërisë civile, që janë rrudhur shumë dhe nuk kanë impakt në rrugë. Gjithsesi, e bën për të treguar rikthimin në PD. Është një akt simbolik. Sali Berisha është simboli i protestave në Shqipëri.

Saliu nuk e imagjinon dot veten pa dalë para turmës. Përveç se e ka pasion të dalë dhe të flasë, ore fundja ka nevojë njeriu edhe për pak stërvitje.

Pastaj duhen testuar militantët. A do të vijnë këta? Dukja është shumë e rëndësishme.

Kjo protestë, ka edhe një tjetër motiv pse bëhet. Sepse duhet të tregojë forcë ndaj atyre që e shpallën non-grata. Doktori do bëjë të vetën.

A duhej bërë? Unë them po, por problemi është rrezikon të jetë deja vu. Protesta u bënë dhe në kohën e Bashës…”, tha Çani./tpz.al/

POSTIME TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

NJOFTIME TË NDRYSHME

MË SHUMË LAJME